Vendosni fjalën kyçe....

Rama kritika MEK-ut: Përdorën Shqipërinë për të sulmuar regjimin e Iranit


Kryeministri Rama ceku sot çështjen e muxhahedinëve të Iranit në Shqipëri, ku pak ditë më parë pati tensione pas një aksioni të policisë brenda kampit në Manëz.

Kreu i qeverisë, i cili ndodhet në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius për samitin e NATO-s, tha se Shqipëria ka pasur një marrëveshje me muxhahedinët të cilën e ka respektuar ndërsa këta të fundit e kthyen vendin në një platformë për të sulmuar regjimin e Iranit.

Rama tha gjithashtu se Shqipëria po punon për të forcuar sigurinë kibernetike pas sulmeve nga Irani.

“Si shembull mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi shumë të lumtura që ta bëjmë. Në na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre. Shqiptarët e kanë në ADN-në tyre të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin. Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë të për forcuar sigurinë kibernetike.” – u shpreh Rama.