Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Prokuroria më përgjoi një muaj para zgjedhjeve, donin të krijonin skenarin si të Himarës


 

Kandidati I opozitës në Elbasan, Luçiano Boçi, teksa bëri bilancin paszgjedhor, tha se në 14 maj nuk kishte zgjedhje, por një luftë të pastër politike.

 “Të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë qartazi që në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë votimi por një luftë e pastër politike në bashkëpunim dhe me segmente të caktuar politi.:- tha ai.

Jo vetëm strukturat shtetërore u vunë në dispozicion të kundështarit socialist thotë Boçi, por ai hedh edhe një akuzë të fortë duke deklaruar se prokuroria e vuri në përgjim që prej muajit prill që të krijonte skenar të ngjashëm si me rastin e Belerit në Hinarë.

 “Prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal pasi ata nuk janë kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës shtabin elektoral të tijin bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës”- vijoi ai.

Humbjen e zgjedhjeve të 14 majit, përballë kryebashkiakut Gledian Llatja, për Luçiano Boçin erdhi edhe si pasojë e manipulimit të pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik.