Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Vendi 10 vjet pa Ministër të Brendshëm, vegla qorre në dorë të Edi Ramës


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili duke komentuar zhvillimet e fundit në politikë me shkarkimin e Bledi Çuçit deklaron se vendi ka 10 vjet pa Ministër të Brendshëm, teksa sipas tij këto vite kthyen krimin në sundues dhe Ramën në të punësuar të tij!

Vasili shkruan se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit te drejtuara de facto nga Edi Rama dhe de jure nga kukullat e tij të inkriminuara ka thelluar në mënyrë kritike negative të gjithë treguesit dhe duke mos përmirësuar e ndryshuar qëllimisht asnjë prej tyre.

Deputeti i PL-së thekson se në dhjetë vjet pa Ministri të Brendshme u krye instalimi i narkoshtetit, që po shkatërron sigurinë, jetën dhe shpresën e qytetareve.

Postimi i plotë:

Dhjetë vjet pa Ministër të Brendshëm kthyen krimin në sundues dhe Ramën në të punësuar të tij!

Edi Rama me qëllimisht e ka lënë Shqipërinë për plot dhjetë vjet pa Ministër të Brendshëm sepse ka qenë ai vetë Ministri i Brendshëm i vërtetë.

Në këto dhjetë vjet pa ministri të brendshme i është krijuar hapësirë veprimi pa fund për narkotrafikun, bandat kriminale dhe pastrimin e parasë.

Ministra të larguar turpshëm dhe të kompromentuar, thjesht vegla qorre në duart e Edi Ramës nga njëra anë dhe krijimi i narkoshtetit nga ana tjetër këto janë dy anët e së njëjtës fytyrë të narkoMinistrisë së Brendshme.

Tahiri i burgosur për përfshirje narkotrafik, Xhafaj i larguar në mënyrë të përbuzur dhe me vëllain narkotrafikant, Lleshaj një dhunues i përbindshëm i opozitës, që mbuloi sa herë Tiranën me gaz të helmuar dhe qe rrinte duarlidhur para trafikut i larguar turpshëm edhe ai, Çuçi një ministër i familjes kryeministrore ku skandalet nuk kishin të sosur deri në shkatërrimin de facto te policisë se shtetit edhe ky i larguar siç deshi Rama, dhe me ne fund qershia mbi torte është Balla, qe e ka mbyllur misionin pa hyre ne zyre, me trajektoren nga Rrajat, tek vrasja e Xhuvanit ne Elbasan e duke vazhduar tek Toyta Jaris e lidhje me bandat etj etj skandale pa fund.

Drejtoret e përgjithshëm te policisë te vendosur e te larguar sipas qellimeve te Rames jane hequr dhe vene duke mos përmirësuar asgjë, por thjesht kane bere figurantin e radhes dhe pastaj jane larguar duke mbyllur gojen e duke i qëndruar omertës së heshtjes.

Pra për dhjete vjet, rendi publik, dhe siguria e qytetareve nuk kane ekzistuar realisht dhe krimi ka komanduar duke pasur nje Polici Shteti, qe trembej, i sherbente dhe i perulej krimit, por nuk ndeshej kurre me te.

Per dhjete vjet kemi pare vetem qe narkotrafiku eshte gjigandizuar duke pasur mbeshtetjen, mbrojtjen dhe bashkepjesmarresen e Policise se Shtetit.

Nuk kane te numeruar komisaret dhe drejtuesit e policise te perfshire ne narkotrafik.
Policia e shtetit me te gjitha segmentet e saj ka sherbyer si krahu i armatosur i qeverise per grabitjen mafioze te zgjedhjeve, duke u perfshire vete ne menyre direkte dhe duke mbeshtetur bandat kriminale per vjedhjen e shitblerjen e votave.

Nuk kane te numeruar rastet e dhunes se pashpirt te policise ndaj qytetareve deri edhe vdekjet e renda ne paraburgime.

Policia ka vrare qytetare te pafajshem si ne rastin e Klodian Rashes dhe eshte sjelle si kriminele duke sajuar prova te rreme e duke mashtruar publikisht pa i hyre nje gjemb ne kembe.

Policia ka dhunuar ne menyre shtazarake opoziten dhe te drejtat demogratike te qytetareve per te protestuar duke mos pare moshe, qe nga te rinj 13- 14 vjecare e deri te moshuar ne moshe te thelle e gra shtatzana.
Policia ka mbeshtetur me dhune operacionet e paligjshme te qeverise ne rrembimin e pronave dhe banesave te qytetareve duke mos kursyer edhe jeten e shendetin e tyre.

Ne prani te kesaj policie shteti, krimi i organizuar ka kryer atentate pa fund ne mes te qyteteve tona deri edhe ne mes te Tiranes ne mes te dites dhe asnje shqetesim nuk i ka ardhur prej saj.
Policia nga mbrojtse e qytetareve eshte kthyer ne nje informatore e bandave dhe krimineleve duke i ndersyer ato kunder qytetareve te thjeshte.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit te drejtuara de facto nga Edi Rama dhe de jure nga kukullat e tij te inkriminuara ka thelluar ne mënyrë kritike negative te gjithe treguesit dhe duke mos permirsuar e ndryshuar qellimisht asnje prej tyre.

Objektivi i vetëm i policisë se shtetit ka qene dhunimi, survejimi, inskenimi i operacioneve mafioze policore dhe presioni i egër policor ndaj opozitës politike dhe i te gjithë aktivitetit te saj për llogari te Edi Rames.
Mjaft shefa policie maskarenj dhe te inkriminuar deri ne fyt janë ngritur ne detyre për meritën e zellit te tyre ne shtypjen e i opozites dhe protestuesve.

Ne dhjete vjet pa Ministri të Brendshme u krye instalimi i narkoshtetit, qe po shkaterron sigurine, jeten dhe shpresën e qytetareve.

Emerimi i Taulant Balles eshte prova finale asgjesuese, qe Edi Rama nuk eshte me as aksioner ne qeverisje, por eshte thjesht dhe vetem nje i punesuar nga krimi per te bere kryeministrin.