Vendosni fjalën kyçe....

U shfaqën në Elbasan së bashku, Basha asnjë fjalë për rivalin, Gjergj Hani: Kemi nevojë për ballafaqim jo për shfaqe teatri


Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, dy kandidatët për kreun e Partisë Demokratike u shfaqën së bashku në një takim në Elbasan.

Basha ka shpërndarë fotografi nga takimi por që nuk ka shkuar asgjë për rivalin e tij.

‘Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike të ndërtuar mbi aktet dhe veprat e qendrestarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që mbrojtën me vendosmëri vlerat dhe parimet që janë në themel të forcës sonë politike: Aleancë e qartë me partnerët strategjikë; Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit; Për pastrimin e politikës, duke u dhënë fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësues me integritet.’- tha Lulzim Basha, kandidat për kryetar i PD-së.

Nga ballafaqimi i parë mes tyre, i vetmi që zbuloi detaje ishte Gjergji Hani, i cili përballjen e quajti përpjekje për teatër dhe jo debat real.

“U kërkoj organizatorëve dhe i bëj thirrje kandidatit rival të ecim në ballfaqimet e tjera me formatin klasik. Minutazh për prezantimin. Moderator i paanshëm, kohë e caktuar për pyetje nga salla dhe për pyetje ndaj njëri tjetrit. Çdo shpikje që e pengon ballafaqimin pengon garën.  Dje në Elbasan u përdor një format që e kthen ballafaqimin në shfaqe. Ne kemi nevojë për ballafaqim, jo për shfaqe teatri.”- u shpreh Gjergj Hani, kandidat për kryetar të PD.