Vendosni fjalën kyçe....

Tajfuni godet Kinën Lindore, 13 të vdekur dhe 1 milion të tjerë të evakuuar


Të paktën 13 njerëz kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë zhdukur pasi tajfuni “Lekima” goditi Kinën Lindore.

“Lekima” goditi në orët e para të së shtunës në Wenling, midis Tajvanit dhe kryeqytetit financiar të Kinës, Shanghai.

Sikurse shkruan “RT“, pasi shembi një digë, tajfuni solli rrëshqitje të tokës duke shkaktuar viktima dhe duke bërë që të evakuohen nga shtëpitë mbi një milion njerëz.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e më shumë se 800,000 njerëzve nga provinca e Zhejiang dhe 250,000 të tjera nga Shanghai.

Mediat kineze raportojnë se rreth 200 shtëpi në të gjithë Zhejiang-un janë shembur dhe 66.300 hektarë tokë bujqësore është shkatërruar. Gati tre milion familje u përballën me ndërprerje të energjisë për shkak se ra rrjeti i energjisë elektrike.

Për shkak të tajfunit, u anuluan më shumë se 3000 fluturime në aeroportet në Pekin, Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chengdu. Shanghai Disneyland gjithashtu u mbyll për shkak të stuhisë.

Tajfuni parashikohet të godasë provincën e Jiangsu herët të dielën në mëngjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *