Vendosni fjalën kyçe....

“5 korriku festa e festave tona familjare” – Berisha ndan foton me bashkëshorten në 75-vjetorin e ditëlindjes së saj e 52-vjetorin e martesës


Sali Berisha ka publikuar një foto tijën me bashkëshorten Liri Berisha, e cila mbush 75-vjeç.

Njëkohësisht ai shkruan se sot është edhe 52-vjetori i martesës së tyre.

Berisha shkruan se 5 korriku është festa e festave familjare ndërsa vlerëson bashkëshorten për dashurinë, përkushtimin, mirësitë e sakrificat.

“Sot super festa e familjes tonë! Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë. Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë. Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë! Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera.” – shkruan Berisha në Facebook.