Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë në makinë një 39-vjeçar në Durrës


Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në Durrës.

 Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3, ku 39-vjeçari A.R., është gjetur pa jetë në një automjet.

Sipas njoftimit të policisë, dyshimet janë se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa sipas informacioneve paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

 

NJOFTIMI:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.