Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna masive në SHBA, 2 të vdekur e 28 të plagosur


 

Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën, duke përfshirë katër fëmijë, në të shtënat masive në Baltimore, Maryland, të dielën, sipas policisë dhe zyrtarëve të spitalit.

Një vajzë 18-vjeçare dhe një burrë 20-vjeçar u vranë dhe tre viktima ishin ende në gjendje kritike të dielën në mëngjes, sipas policisë në Baltimore, një qytet rreth 64 km në veri të Uashingtonit, D.C.

I dyshuari ose të dyshuarit janë ende në arrati.

“Ky hetim është duke vazhduar dhe ne nuk do pushojmë derisa personat përgjegjës të dalin para ligjit”, thanë kryebashkiaku Brandon Scott dhe departamenti i policisë në një deklaratë të përbashkët.

Një dëshmitar i tha stacionit televiziv Fox 45 se ata kishin dëgjuar 20 deri në 30 të shtëna.