Vendosni fjalën kyçe....

U kapen 3000 euro të falsifikuara, kapen në Fier 4 të rinj nga Memaliaj


4 persona janë ndaluar në Fier pasi gjatë kontrollit u është kapur një sasi prej 3 mijë eurosh të falsifikuara.

Të ndaluarit janë të gjithë nga Memaliaj ndërsa operacioni është kryer nga policia e Fierit në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës.

Sasia e kartëmonedhave të falsifikuara u kap në një mjet tip “VW” me të cilin po udhëtonin pas kontrollit në vendin e quajtur “Rrethrotullimi i Parkut”.

“Sekuestrohen 3000 euro të dyshuara të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Operacioni nga DVP Fier në bashkëpunim me DVP Gjirokastër.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas informacioneve të mara në mënyrë operative, finalizuan operacionin e koduar “Kartmonedha”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Arresimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” Fier,  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *