Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, ‘arrest shtëpie’ për Alma K, Gjici: Nuk kemi parë projekt, s’kam shkelur ligjin


Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga pas video skandalit, ku u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë.

Po ashtu, GJKKO ka konfirmuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për 40-vjeçaren Alma K., e cila ka kryer marrëdhënie me Gjicin dhe ishte ajo që filmoi aktin.

Ish kryebashkiaku deklaroi në seancë se nuk ka shkelur ligjin, sepse nuk ka parë projektin. 

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.
Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Kam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka deklaruar Gjici.

Ndërkohë avokatja e 40-vjeçares tha për mediat se nuk duhet të ketë masë sigurie për Almën, pasi ajo ka një fëmijë të mitur 12-vjeç dhe nënën e sëmurë, dhe është e vetmja që sjell të ardhura në familje. 

“Përfundimisht i kërkova gjykatës që klientja ime të jetë pa masë ose në ndryshim nga arresti shtëpie të jetë me detyrim paraqitjeje. Sepse ka një fëmije të vogël 12 vjeç si dhe ka të nënën sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura në familje.”- tha avokatja e Alma K.,