Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy shtetas shqiptarë brenda bazës detare në Athinë, akuzohen për spiunazh dhe shkelje të sigurisë


Dy burra shqiptarë u arrestuan në Greqi mbrëmjen e së dielës, pasi u kapën brenda bazës detare Salamis, që ndodhet në pjesën verilindore të ishullit Salamina, rreth 16 kilometra në perëndim të Athinës.

Të dyshuarit të moshës 67 dhe 63 vjeç, u vunë re nga efektivët e marinës të cilët iu afruan dhe i ndaluan, thanë burimet për kathimerini.gr. Të njëjtat burime thanë se dy burrat ishin dukshëm të dehur.

Oficerët i dërguan në policinë e Salaminës ku po mbahen. Akuzat me të cilat përballen janë spiunazh dhe shkelje e sigurisë së një baze të fortifikuar.

Baza Detare e Salamis është baza më e madhe detare e Marinës Helenike.

Shumica e anijeve të Marinës Helenike janë të vendosura në ishull, si dhe shumë nga shërbimet e tij administrative, trajnimi dhe mbështetëse. Baza punëson rreth 10,000 personel detar dhe civil.