Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e mjekësisë dalin sërish në protestë, kundër nismës së qeverisë


Studentët e mjekësisë kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar nismën e qeverisë për bërjen me detyrim punën në spitalet shtetërore për një periudhë të caktuar kohe menjëherë pas mbarimit të studimeve.

Ata e cilësojnë nismën si të padrejtë dhe në shkelje të të drejtave të tyre.

Një prej të rinjve tha se protestat do të jenë paqësore e marshimi do të jetë nga Universiteti deri tek Ministria e Arsimit, si organi përgjegjës lidhur me këtë vendim.

“Zgjidhja e vetme dhe e qëndrueshme e këtij problemi kalon mes një angazhimi serioz në kushtet e punës dhe rritjes së pagave në bazë të një meritokracie. Ne kemi rënë dakord që fillimisht të mblidhemi brenda universitetit duke marshuar drejt MSH sepse është përfshirë në hartimin e këtij projekti. Ata s’dhanë përgjigje dhe ne vendosëm të protestojmë sërish kundrejt këtij indiferentizmi. Aktualisht nuk ka konsultime, ka patur dy takime, aktualisht nuk ka pasur tentativa të ketë sërish. Ne kemi mbetur në nivelin e protestave.”-tha studenti.