Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri ushtarak hungarez në Kroaci, humbin jetën dy persona


Dy persona humbën jetën pasi një helikopter ushtarak hungarez u rrëzua në Kroaci. Bëhet fjalë për një helikopter ushtarak të forcave mbrojtëse që Hungarisë që po kryente një trajnim në Hungari.

Helikopteri i tipit M1 171 Sh u rrëzua mesditën e sotme në rajonin Pakova. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë 2 trupa nga 3 personat që ishin në helikopterin ushtarak.

Sipas mediave te huaja ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që autoritete kroate janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.