Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria për fitore ndaj Ishujve Faroe, ndryshime në formacion


Shqipëria luan mbrëmjen e sotme ndaj Ishujve Faroe ndeshjen e tretë në Grupin E eliminator për Euro 2024.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Silvinjo arriti një fitore të rëndësishme pak ditë më parë në Tiranë ndaj Moldavisë e sot ka mundësinë të kapërcejë Poloninë në renditje ose të ruajë hapin e saj në rast se ajo fiton ndaj Modavisë.

Ishujt Faroe kanë  një pikë në llogari pas dy ndeshjesh e sotnë fushën e tyre do të kërkojnë një rezultat pozitiv.

Për takimin e sotëm,trajneri i kuqezinjve pritet të hedhë në fushë që nga minuta e parë Asllani e Seferi  ndërsa Uzuni do e nisë nga stoli.

Në fushë do jetë një formacion sulmues me skemën 4-3-3 ndryshe nga ndeshja e kaluar ku trajneri Silvinjo përdori skemën 4-1-4-1.

Formacionet

Ishujt Faroe: Gestsson – Sorensen, Vatnsdal, Faero, Davidsen – Joensen, Andreasen, G. Vatnhamar, S. Vatnhamar – Olsen, Edmundsson

Shqipëria: Berisha – Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj – Asllani, Ramadani, Bajrami – Asani, Seferi, Cikalleshi