Vendosni fjalën kyçe....

‘Cikloni ekstratropik’ në Brazilin jugor lë 11 të vdekur


Të paktën 11 persona kanë vdekur, 20 janë të zhdukur dhe më shumë se 2,000 kanë mbetur të pastrehë pasi një “ciklon ekstratropik” goditi Rio Grande Do Sul të Brazilit, thonë autoritetet lokale, sipas CNN.

Duke udhëtuar në rajonet më të goditura të rajonit, autoritetet qeveritare kanë përforcuar rolin e strukturës së ndihmës së shtetit dhe kanë bërë thirrje për “solidaritetin e popullsisë”.

Guvernatori i Rio Grande Do Sul, Eduardo Leite tha se Korpusi Ushtarak i Zjarrfikësve kreu rreth 2,400 shpëtime gjatë dy ditëve të fundit, me operacione ende në vazhdim.

“Prioriteti ynë për momentin është gjetja e të zhdukurve dhe shpëtimi i njerëzve që mund të jenë ende të bllokuar nga përmbytjet.” Shkroi Leite në një deklaratë. “Ne i kemi të gjitha ekipet tona në terren dhe Sekretariati për Logjistikë dhe Transport tashmë po analizon urat dhe rrugët e dëmtuara në mënyrë që të mund të veprojmë në mënyrë urgjente dhe të sigurojmë kalim të lirë në këto lokacione.”

Qeveria federale është zotuar të ofrojë ndihmë humanitare dhe të mbështesë përpjekjet e rindërtimit.

Moti ekstrem në mbarë botën po bëhet më intensiv dhe më i shpeshtë në sfondin e një klime që ngrohet me shpejtësi.

Bota është tashmë 1.2 gradë Celsius më e ngrohtë se sa ishte në kohët para-industriale, dhe pesë vitet e ardhshme parashikohen të jenë më të nxehtat e regjistruara.

Sipas OKB-së, përqindja e uraganeve me intensitet të lartë, ose cikloneve tropikale, është rritur për shkak të temperaturave më të ngrohta globale.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se stuhitë kanë më shumë gjasa të ndalojnë dhe të çojnë në reshje shkatërruese dhe ato zgjasin më gjatë pasi të arrijnë në tokë.