Vendosni fjalën kyçe....

U kap me doza kokaine për shitje, arrestohet 36-vjeçari në Korçë


Një 36 vjeçar u arrestua në Korçë pasi u kap me doza kokaine për shitje.

Shtetasi me iniciale A.S u ndalua nga policia teksa udhëtonte me makinën e tij.

Policia ka sekuestruar dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Night sales”, i finalizuar 3 ditë më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Night sales 2” u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se ky shtetas shpërndante doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Korçës, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë lokalizuar në lagjen nr. 17, automjetin tip “BMË”, me të cilin po qarkullonte shtetasi A. S.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe më pas në banesën e 36-vjeçarit, u gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga veprimtaria kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.