Vendosni fjalën kyçe....

Ujrat nga moti i keq vërshojnë në dy fshatra të Korçës, dëmtohen disa banesa


Dy fshatra në Korçë Zëmblak dhe Shamoll janë përmbytur si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë që kanë ‘mbërthyer’ juglindjen. Përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë bërë përmbytjen e rrugëve të këtyre zonave.

Qytetarët janë prononcuar për mediat ku thanë se uji ka hyrë edhe në disa banesa. Uji ka vërshuar gjithashtu edhe në disa fshatra të bashkisë Maliq ndërsa qytetarët duken të frikësuar në orët e vona të natës.

“Përmbytje rrugësh, shtëpi. Ka hyrë në banesa dhe i ka hyrë nëpër dhoma uji.

Të gjithë kemi dëme, kemi dëme në shtëpi, oborri është mbushur me ujë, bagëtitë nuk i nxjerrim dot.”- thanë banorët.

Një prononcim e pati edhe prefekti Nertil Jole i cili u shpreh se situata është drejt normalizimit dhe se nuk ka dëme në banesa, megjithatë banorët pretendojnë të kundërtën. Uji vërshoi në të gjithë zonën duke marrë përpara çdo gjë, madje edhe varrezat e fshatrave janë përmbytur.

“Jemi në situatën  e fshatit të Zëmbalukut ku situata ka qenë me e agravuar. Nuk kemi patur dëme në banesa dhe materiale përveçse në disa rrugë. I vetmi problem ka qenë në një stallë të një fshati. Me ekspertët kemi diskutuar se kush do të jenë nyjet me problematike. Situata është problematike dhe drejt normalizimit, kemi dhe mbështetjen e banorëve.”- tha ai.

Në terren ndodhet ekipet e emergjencave, që po punojnë për të hapur rrugët e brendshme të fshatit.