Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhja e kreut të ri të PD-së, vendos Kryesia: Më 20 qershor mblidhet Këshilli Kombëtar


Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot te thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtare më 20 qershor.

Kryesia e PD vendosi Organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH. Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë.

Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023. Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023. Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023. Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator 2023. Kryesia e PD u mblodh me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.