Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në Korenë e Jugut, humbin jetën katër persona



Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë petrokimike në Korenë e Jugut.

Shpërthimi ndodhi në qytetin jugor Yeosu, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Të plagosurit janë dërguar në një spital lokal.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur për shkak të testimit të sistemit të ngrohjes së fabrikës, por autoritetet po përpiqen të zbulojnë shkakun e saktë të shpërthimit.