Vendosni fjalën kyçe....

Avionë kinezë kalojnë vijën ndarëse të Ngushticës së Tajvanit


 

Dhjetë avionë të forcave ajrore kineze kaluan vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Ngushtica konsiderohet përgjithësisht si kufiri jozyrtar midis Tajvanit dhe Kinës. Ministria tha gjithashtu se katër anije kineze kryen patrulla luftarake të dielën, sipas VOA.

Tajvani vuri në gatishmëri avionët dhe anijet e veta në përgjigje të lëvizjeve të Kinës. Incidenti shënon herën e dytë në më pak se një javë që Kina intensifikon aktivitetet ushtarake rreth Tajvanit.

Të enjten, Tajvani njoftoi se 37 avionë ushtarakë kinezë kishin fluturuar në zonën e mbrojtjes ajrore të Kinës. Tajvani ka një qeverisje demokratike, por Kina e konsideron atë territor kinez.