Vendosni fjalën kyçe....

Begaj në 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Të luftojmë përçarjet brenda vetes dhe të mbështetemi te partnerët strategjikë


Presidenti i Republikës Bajram Begaj në fjalën e tij me rastin e 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ka thënë se kombi shqiptar duhet të mbështetet te partnerët e vet strategjik.

Begaj, ndodhet në Prizren para Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti, ka folur për luftimin e përçarjeve dhe unitet politik.

Jemi me fat që të parët tanë, përveç gjuhës e kulturës na kanë trashëguar edhe miqësitë e vjetra e partnerë strategjikë të besueshëm, tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë. Jo çdo gjë ka qenë e lehtë por e ardhmja e kombit tonë do të jetë gjithnjë e më e begatë nëse ne luftojmë ndasitë dhe përçarjet mes vetes tonë, mes njëri tjetrit, nëse ne ruajmë boshtin tonë moral, nëse nuk harrojmë të shkuarën nëse e përçojmë te brezi i ri vlerat e atdhedashurisë dhe miqësisë, vlerat e paqes dhe unitetit”, ka theksuar Begaj.