Vendosni fjalën kyçe....

Uest Hem fiton Ligën e Konferencës përballë Fiorentinës


Uest Hem është fitues i Ligës së Konferencës në këtë sezon.

Anglezët fituan me rezultatin 1-2 përballë italianëve të Fiorentinës.

Golat u shënuan në pjesën e dytë të sfidës.

Banrahma hapi sfidën në minutën e 62’ ndërsa Bonaventura barazoi 5 minuta më vonë.

Goli i fitores u shënua nga Boën në minutën e 90’.

Finalja e sezonit të dytë të Ligës së Konferencës u luajt në Pragë.

Për Uest Hem ky është trofeu që vjen pas 43 vitesh pasi i fundit i fituar nga anglezët ishte në FA Cup më 1980.