Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në tunelin Tiranë-Elbasan, viktima vëllai i deputetes së PS-së


Një aksident i mori jetën mbrëmjen e djeshme një 42-vjeçari në tunelin e Krrabës në aksin Tiranë-Elbasan.

Elton Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.

Maçolli ishte vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, raporton BalkanWeb.

Ai humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në flakë, teksa u godit nga një kamion brenda tunelit. Shpërthimi i fortë pas goditjes i mori jetën 42-vjeçarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *