Vendosni fjalën kyçe....

Scholz: Rusia dështoi në arritjen e qëllimeve të saj imperialiste


Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbajtur një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Udhëheqësi gjerman e nisi fjalimin duke nderuar të vdekurit pas rrëzimit të helikopterit në Ukrainë, ku humbi jetën edhe ministri ukrainas i Brendshëm, Denys Monastyrsky.

Ai thotë se Rusia ka nisur një “luftë imperialiste këtu në pragun tonë në Evropë” dhe ukrainasit po vuajnë “pasojat e tmerrshme”, raporton Skynews.

Scholz vazhdoi duke thënë se Rusia “tashmë ka dështuar plotësisht në arritjen e qëllimeve të saja imperialiste”.

“Ukraina po mbrohet me sukses të madh dhe guxim mbresëlënës” thotë ai dhe shtoi se “një aleancë e gjerë ndërkombëtare e udhëhequr nga G7 po i ofron vendit mbështetje financiare, ekonomike, humanitare dhe ushtarake”.

Scholz thotë se në mënyrë që lufta të përfundojë “agresioni i Rusisë duhet të dështojë” dhe kjo është arsyeja pse Gjermania “po e furnizon vazhdimisht Ukrainën me sasi të mëdha armësh”.

Ndryshe, Gjermania është një ndër shtetet kryesore botërore që po dërgon armatim në Ukrainë dhe së fundi pritet ta furnizojë me tanke të rënda.