Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja Elona Meço: Shkelja e statutit për zgjedhjen e kryetarit në 29 korrik, zaptim i PD-së


Gazetarja Elona Meço shkruan se duke u përpjekur të marë një foto nga statuti, ka zbuluar se faqja e PD, www.PD.al është mbyllur.

Në një postim në Facebook, Meço shkruan se ‘u përpoq pa sukses të hap faqen www.pd.al, por, e paskan mbyllur papritur, pasi i duhej të marrte një foto nga statuti, ku përcaktohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, që drejton procesin e zgjedhjes së Kryetarit në 29 Korrik’.

Sipas gazetares, komisioni aktual nuk është funksional, pasi shumica e anëtarëve janë përjashtuar ose janë me zotin Berisha.

Meço thotë se nga vendimi i kryesisë kuptohet që Këshilli Kombëtar nuk do të thirret, duke shkelur hapur statutin dhe duke bërë që procesin e zgjedhjes së kryetarit ta drejtojnë individë të pazgjedhur.

Postimi i plotë:

U përpoqa pa sukses të hap faqen www.pd.al, por, e paskan mbyllur papritur! Faqja më duhej për të marrë një foto nga statuti, ku përcaktohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, që drejton procesin e zgjedhjes së Kryetarit në 29 Korrik. Komisioni aktual nuk është funksional, pasi shumica e anëtarëve janë përjashtuar ose janë me zotin Berisha.

Statuti përcakton se anëtarët e Komisionit Zgjedhor propozohen nga kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.  Nga vendimi i kryesisë kuptohet që Këshilli Kombëtar nuk do të thirret, duke shkelur hapur statutin dhe duke bërë që procesin e zgjedhjes së kryetarit ta drejtojnë individë të pazgjedhur.  A do të thotë kjo që edhe zgjedhja e kryetarit të partisë është antistatutore? Shkelja e statutit në PD nuk është gjë e re, por të paktën të na kursejnë leksionet për fuqinë e VOTËS. Kur Këshilli Kombëtar nuk thirret për të ushtruar të drejtën e VOTËS, procesi nuk është më zgjedhje, por UZURPIM!