Vendosni fjalën kyçe....

Policia i sekuestron një pistoletë dhe ekstazi, arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë


Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme “Shqiponja”,  kanë arrestuar një 25-vjeçare, pasi është kapur me drogë si dhe i është gjetur një pistoletë në banesë.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik ndaj të resë me inicialet U. Sh.,  i gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, së bashku me armën e zjarrit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T.