Vendosni fjalën kyçe....

Basha për “Associated Press”: Nisim betejën civile e paqësore për kthimin e legjitimitetit e demokracisë në vend


Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar për “Associated Press” se vendimi i sotëm për djegien e mandateve të opozitës ishte nisja e rrugës drejt integrimit në BE dhe drejt rikthimit të demokracisë në vend.

Gjatë intervistës, kryedemokrati theksoi se opozita do udhëheqë një betejë civile, paqësore dhe demokratike në gjithë vendin për të venosur legjitimitetin e demokracinë në Shqipëri.

“Opozita parlamentare ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamentare dhe sot është dita që do të depozitojmë këtë akt të paprecedent me qëllim ndarjen nga një parlament që nuk është produkt i votës së popullit, por është produkt, siç është ekspozuar nga Nisbiseda të përgjuara të publikuara nga media ndërkombëtare, i krimit të organizuar në bashkëpunim të hapur me qeverinë aktuale. Ne tani do të udhëqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.” – ka deklaruar ndër të tjera kreu i PD-së, Basha, gjatë intervistës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *