Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Presioni t’i bëhet Begradit, nuk mund të ketë kryetarë të rinj pa zgjedhje të reja


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj presioneve të njëpasnjëshme të ndërkomëbtarëve mbi situatën në veri.

Kurti ka thënë të shtunën se nuk mund të ketë kryetarë të rinj në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – pa zgjedhje të reja.

“Unë e kuptoj që zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës kanë pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet, e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, gjithçka është duke shkuar drejt normalizimit dhe se kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt “po të mos ishin obstruksionet e Beogradit”.

Kurti ka theksuar se presioni duhet t’i bëhej Beogradit zyrtar dhe jo Kosovës.

“Për t’u bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina, që është kryeqyteti i shtetit më demokratik, e me policinë më profesionale në Ballkanin Perëndimor, por është Beogradi, i cili duke mos u distancuar nga krimet e [ish liderit serb, Sllobodan] Millosheviqit”, ka thënë mes tjerash Kurti.