Vendosni fjalën kyçe....

Lajmet për largim nga Real Madrid, Benzema: Nuk është ajo që thuhet në media


Karim Benzema është drejt largimit Real Madridi pas 14 me “galaktikët”..

Sulmuesi francez duket se ka vendosur t’i japë fund periudhës së tij në kryeqytetin spanjoll dhe filtet që ai do largohet  drejt  Arabisë Saudite.

Kontrata e fituesit të Topit të Artë skadon më 30 qershor 2023 dhe deri më tani nuk ka zëra për rinovimin e tij. 

Por për këto zëra ai ka reaguar për gazetën spanjolle “MARCA”.

Kam një ndeshje të shtunën, nesër do të stërvitem kështu që për momentin do të jem në Madrid. E ardhmja- “Pse duhet të flas për të ardhmen time? Unë jam tek Real Madridi. Realiteti është ndryshe, nuk është ajo që thuhet në media” – tha ai.

Benzema luan te Real Madrid prej 14 vitesh.

Me Los Blancos, ai shënoi 353 gola dhe siguroi 165 asistime në 647 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar gjithsej 23 tituj të ligës gjatë kohës së tij në Spanjë.