Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ndihmësja e Biden, Tara Reade, ikën në Rusi për shqetësime sigurie


Tara Reade, një ish-ndihmëse e presidentit amerikan Joe Biden që e akuzoi atë për sulm seksual, ka treguar se ajo synon të aplikojë për pasaportë ruse. Ish-punonjësja e kthyer në gazetare kohët e fundit u transferua në Rusi, duke pretenduar se nuk ndihej më e sigurt në SHBA.

Duke folur të martën në një konferencë për shtyp, Reade tha se pasi u persekutua vazhdimisht në SHBA për akuzat e saj, ajo shpresonte të ‘gjente siguri’ në Rusi duke thënë se ‘i vlerëson miqtë në Moskë që e presin krahëhapur.

“Unë do bëj një kërkesë dhe është me rëndësi. Do doja të aplikoja për nënshtetësinë në Rusi nga Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin”, tha ish-ndihmësja.

Në vitin 2020, në kulmin e garës presidenciale në SHBA, Reade akuzoi Biden, atëherë kandidati i supozuar demokrat, se e kishte sulmuar seksualisht në vitin 1993, kur ajo punonte për të si ndihmëse në Senat. Biden ka mohuar pa mëdyshje akuzat.

Reade tha se kur i tha një kongresmeni amerikan se ishte gati të dëshmonte për korrupsionin në qeverinë amerikane, ky i fundit shprehu shqetësimin për sigurinë e saj fizike. Ajo gjithashtu vazhdoi duke e përshkruar veten si një sinjalizuese, e cila sipas ligjit amerikan duhet të mbrohet.

“Ku është mbrojtja ime?…Është e jashtëzakonshme që Joe Biden më përdhunoi kur punoja për të në Senatin e SHBA-së dhe supozohet se jam e arratisur. Kjo është qesharake”, tha ajo.

Duke folur për Sputnik, ajo tha se ndërsa vendimi për t’u transferuar në Rusi ishte ‘shumë i vështirë’, asaj i pëlqente të qëndronte në vend.

“Jam ende pak e hutuar, por ndihem shumë mirë,” vuri në dukje Reade.

“Ndihem shumë e rrethuar nga mbrojtja dhe siguria.”