Vendosni fjalën kyçe....

Salianji e Peleshi përplasen për “charterin e Ramës”: Pse na duhet


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianjji dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi janë përplasur me njëri-tjetrin lidhur me mbajtjen e charterit për kryeministrin Edi Rama.

Salianji pyeti nëse kjo është e dobishme në një kohë kur qeveria nuk mund të përballojë mbajtjen e helikopterëve për fikjen e zjarreve.

“Përpara komisionit të Sigurisë duhet të flisni si Ministër Mbrotjje dhe jo si edukatore. Thatë që nuk ia vlen të kemi helikopterë sepse kanë kosto të lartë, unë kam një pyetje: kur kanë kosto dhe sa është kosto për 1 orë fluturimi? A ja vlen të ketë një charter personal kryeministri me salltanete dhe dhoma gjumi, që nuk i sjellin ndonjë dobi qytetarëve? Charterat kushtojnë miliona euro në vit. Nëse thoni se helikopteri ka kosto, edhe ministri ka kosto, pse na duhet? Ju si ministër keni dijeni sa helikopterë kemi sot funksionalë që ngrihen në ajër? Thatë mos u tallni me ushtarët, është tallje me qeverinë. I përdorni ushtarët si punonjës emergjencash me lopata dhe gjethe pemësh. Ju nuk mund të flisni vetëm për Forcat e Armatosura, por edhe për Emergjencat Civile. Ju duhet të kërkoni ndihmë. A keni nevojë për më shumë emergjenca civile?”– tha Salianji gjatë diskutimit në Komisionin e Sigurisë.

Ministri Peleshi iu përgjigj deputetit demokrat duke thënë se “Pyetja për charterin është retorike, nuk ka lidhje. I bie që ne të bënim investime publike vetëm kur të mos kishte asnjë person me ndihmë ekonomike. Charteri ka lidhje me dinjitetin e një shteti. Helikopterët janë diçka tjetër. Kjo nuk është pyetje për mua, mund ta adresoni ku të doni”.