Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në vendin afrikan, 19 viktima nga përplasja e autobusit me kamionin


Të paktën 19 persona humbën jetën në një aksident autobusi në autostradën Yaounde-Douala pranë qytetit Edea më 26 maj, tha qeveria e Kamerunit.

Mësohet se një kamion që transportonte rërë është përplasur kokë më kokë me një autobus, duke e shtypur këtë të fundit dhe duke vrarë shumicën e pasagjerëve. Vetëm tre persona arritën t’i mbijetonin përplasjes.

Ministri i Transportit i Kamerunit, Jean Ernest Massena Ngalle Biebehe, ka vizituar vendin e aksidentit.

Sipas Ngalle Biebehe, shoferi ka humbur kontrollin e autobusit, duke sjellë përplasjen me kamionin e rëndë.