Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates: Një pseudo-ekspert po këshillon presidentin për koronavirusin


Bill Gates ka kritikuar këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Dr. Scott Atlas duke e quajtur atë “pseudo-ekspert” ndërsa shton se ai ”ka dalë nga shinat”.

Këto deklarata Gates i bëri gjatë Samitit të Tregut të “Yahoo Finance”.

Scott Atlas, një anëtar i Task Forcës së administratës së ngritur nga Shtëpia e Bardhë për koronavirusin, thuhet se kundërshton zgjerimin e testimeve për COVID-in dhe në fillim të këtij muaji bëri një postim ku vinte në dyshim efektivitetin e maskave. Twitter më vonë e fshiu postimin e tij.

Atlas është gjithashtu një profesor në Universitetin e Stanfordit me një diplomë mjekësore të marrë nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Çikagos.

“Tani kemi një pseudo-ekspert që këshillon presidentin.”– i tha Gates kryeredaktorit të “Yahoo Finance” Andy Serwer në një intervistë që u transmetua të hënën si pjesë e Samitit të Tregjeve të organizatës së lajmeve.

Pas intervistës, Gates tha gjithashtu se Atlas kishte dalë “jashtë shinave”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *