Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i ri i PD-së, Basha flet për kandidimin e tij


Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për kreun e partisë.

Gjatë një takimi me të rinj në Durrës ai tha se kjo gjë do merret vesh kur të hapet zyrtarisht gara për kreun e ri që do drejtojë  partinë.

Basha tha se viti ‘larg’ PD-së i ka dhënë mundësi të reflektojë mbi gabimet e asaj kohe.

“Shqiptarëve duhet t’u themi se ka një rrugë drejt shpresës. Shqiptarët që nuk kanë votuar presin një projekt nga PD. Që procesi politik të shkojë më tutje duhet t’i japim mundësi shqiptarëve të përfaqësohen. A do kandidoj unë? Kur të hapet gara për kreun e PD-së do e merrni vesh. Do e kuptoni shpejt, nuk do ju mbaj në tension. Do i takojë anëtarësisë së PD të gjykojë që jo vetëm investimi im te një lidership që nuk ka të bëjë me trekëndëshin e Bermudës në asnjë aspekt. Ky vit më ka dhënë mundësi të reflektoj mbi gabimet e asaj kohe. Padrejtësisht unë dhe ekipi im jemi vënë para manisë për të bashkuar çdo votë kundër integritetit të çdo demokrati.” – tha Basha.