Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet Premier Liga në Angli, konfigurohen skuadrat që bien dhe ato që do luajnë në garat evropiane


Premierliga në Angli ka përfunduar të gjitha takimet për sezonin 2022-2023.

Sot u zhvilluan 10 ndeshjet e javës së fundit, ku u shënuan mjaft gola.

Everton me fitore minimale 1:0 arriti të siguronte mbijetesën, duke bërë që Leicester të bie nga elita e futbollit anglez.

Bashkë me Man Cityn dhe Arsenalin, Man Utd dhe Newcastle do të jenë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Liverpool dhe Brighton do të garojnë në Ligën e Evropës, kurse Aston Villa do të jetë në Ligën e Konferencës.

Southampton, Leeds dhe Leicester bien për në ligën Championship edicionin e ardhshëm.