Vendosni fjalën kyçe....

Rikthimi i Lulzim Bashës lumturoi çunat e MEME-ve


Rikthimi i beftë i Lulzim Bashës në skenën publike pas një tërheqje dhe në heshtje bëri që disa ta kritikojnë dhe disa ta shohin pozitivisht apo me skepticizëm.

Por një kategori njerëzish i lumturoi rikthimi i Lulzim Bashës. Çunat e MEME-ve duket se e pritën me ngazëllim rikthimin e Bashës.

Krijimtaria e tyre shpërtheu direkt me rikthimin e Bashës duke u konsideruar si një nga burimet e tyre më të mëdha të frymëzimit për të krijuar montazhe humoristike me fotografi dhe mbishkrime.

Më poshtë kolazhi nga krijmtaria e shfrenuar e çunave të meme-ve nga disa profile të ndryshme në rrjetet sociale./Hashtag.al