Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se i mori 570 mijë euro përmes mashtrimit 4 personave, Gjykata lë në burg ish-zyrtaren e BSH. Deraj: Kërcënohem me jetë nga 4 banda


Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Milena Deraj, e ndaluar me akuzat  për mashtrim me pasoja të rënda.

Në seancë ajo ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjeshtme. Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë tha se kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Deraj ka pretenduar se është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është marrë peng. Në sallën e gjyqit, Deraj tha se pas rrëmbimit fshihej familja Ferracaku, që u përfshi në masakrën e Velipojës, ku pas sherreve për çadrën, pati përleshje me armë dhe viktima. Po ashtu ajo kërkoi mëshirë para togave të zeza me pretendimin se ishte nënë e një fëmije të mitur.

30-vjeçarja ka mashtruar 3 shtetas (babain dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, mësohet se 30-vjeçarja Deraj ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.