Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pistoleta, autorit i vrasjes në Kavajë tregon ku e kishte fshehur armën e krimit


Është gjetur arma me të cilën Habib Rexha qëlloi për vdekje Arjan Gosën tre ditë më parë në një lokal në Kavajë.

Arma është gjetur në Durrës një ditë pas dorëzimit të Rexhës në polici. Ajo është gjetur pas dëshmisë së 31-vjeçarit i cili tregoi ku e kishte fshehur atë.

Arjan Gosa u qëllua për vdekje në prani të të atit me të cilin po pinte kafe në  një lokal në Kavajë.

Pas ngjarjes Rexha u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë ndërsa motivi i vrasjes ka qenë hakmarrja.

Dy muaj më parë, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin në mes të Kavajës dhe të dy mbetën të vrarë.