Vendosni fjalën kyçe....

Pranga tre të rinjve në Vlorë, njërit i kapet një pistoletë pa leje


Tre persona janë arrestuar në Vlorë.

Në njoftimin e policisë thuhet se njëri prej tyre është kapur me një armë zjarri pa leje, një tjetër akuzohet se për thyerje të masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndërsa tjeetri për moskallëzim krimi.

Në pranga kanë rënë 20-vjeçari Marjan Brahimaj, 29-vjeçari Xhuljo Likaj e 25-vjeçari Çerçis Velaj.

Njoftimi

“3 persona janë arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje dhe për thyerje të masës ‘arrest shtëpie’. Gjatë kontrollit policia në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë ka tentuar të kontrollojë fizikisht 3 të rinj, të cilët nuk kanë pranuar dhe janë larguar me vrap. Njëri prej tyre ka hedhur edhe çantën e  dorës që mbante, brenda së cilës ishte edhe një pistoletë.

3 të rinjtë janë arrestua pak minuta më vonë, ku njëri prej tyre madje kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ , për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në pranga ranë:

– Marjan Brahimaj , 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;

– Xhuljo Likaj, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

– Çerçis Velaj, 25 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.”