Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Dhjetëra miliona euro u përdorën për të blerë zgjedhjet, do vijojmë me kontestimet për rezultatin


Kryetari i Partisë së Lirisë, mblodhi për herë të parë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, kryesinë e partisë.

Ilir Meta e cilësoi humbjen si të shkaktuar nga blerja e madhe e votës që përmbysi vullnetin e qytetarëve.

Kreu i PL-së tha se do vijojë me kontestimin e rezultatit që ka shkelje.

Dhjetëra miliona euro u ndanë si bonuse. Kuti e fundit e Rrogozhinës bëri të përmbysej vullneti i qytetarëve nga ata të cilët ishin të marrë peng në burgje. Është detyra jonë të vazhdojmë kontestimin ligjor të cdo rezultati që ka shkelje. Do përgatitemi të rikthejmë zërin e opozitës në pushtetin vendor, një zë që nuk ekzistonte për 4 vite. Përfaqësues të opozitës dhe të PL-së tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, të përgatitemi që llogaridhënia dhe transparenca të nisë që në ditën e parë. Të nisë transparenca në lidhje me buxhetin e shkuar të bashkive.

Ka qenë një proces i mirëorkestruar që nga djegia e mandateve dhe dhënia e parlamentit për 2 vite me radhë në dispozicion të rilindjes për të qepur një 14 maj. Falë pushtetit vendor në 4 vite, bojkoti i reformës në drejtësi që nuk funksionin ndaj Rilindjes që shkel ligjin. Vepron edhe atëherë kur duket si e paanshme me telekomandë të rilindjes për larje hesapesh brenda tyre”- u shpreh Meta.