Vendosni fjalën kyçe....

Doli nga rruga dhe u përplas me bordurën në Baldushk, humb jetën 17-vjeçari


Një 17-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore në Baldushk.

Nga përplasja ka ndërruar jetë 17-vjeçari.

“Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.