Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me Panajot Barkën, nervozohet Shpëtim Idrizi dhe lë studion e emisionit


Pas debateve të ashpra për dosjen e Fredi Belerit dhe për çështjet çame, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi u largua nga studio e emisionit “5 pyetjet” që transmetohet në Report TV.

Ai kërkoi që të ketë në studio live gazetarin Panajot Barka, me të cilin kishte debate.

Nuk jam niveli i tij… Do ma sjellësh këtu në studio se nuk bëj dot debat. Nuk e dëgjoj, dua të kem këtu ose të iki…”, tha kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Gjatë emisionit kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se vendimet duhet t’i marrë drejtësia.

Ajo çka i bën përshtypje është se po krijohen tensione mes 2 vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë që nuk i cilëson aspak të mira.

“Organet ligjzbatuese duhet ta mbështesin në prova dhe fakte. Pritshmëritë janë shumë të mëdha në SPAK dhe nuk mund të paragjykoj vendimet. Për mua, kjo që ka ndodhur më Belerin është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar se jam i bindur që edhe minoriteti grek ka përfaqësues intelektualë e mund ta kishte vendosur si kandidat. Më bën përshtypje se prej shumë vitesh kishim harruar të kishte tensione në Himarë, të kishte presion, trysni e përplasje dhe për këtë s’ka qenë rastësi. Ne e nxorëm Shqipërinë me 9 minoritete. Në Dropull e Finiq s’ka pasur ndonjëherë tensione. Këto tensione nuk i bëjnë mirë 2 vendeve”, tha Shpëtim Idrizi.

Shpëtim Idrizi shtoi se deklaratat e Fredi Belerit kanë shkaktuar tension të madh mes raportit Shqipëri-Greqi.

“I bëj thirrje që s’mundet që një njeri nën mesataren e minoritetit etnik grek që ka 2 dënime, një në Greqi për masakrën e Peshkëpisë dhe për dhunim të simboleve kombëtare nuk do të vihej nga ata vetë. Po bëhemi gati ta çojmë në SPAK për Vorio Epirin, për helenizimin e Shqipërisë. Pse i bën mirë raportit Shqipëri-Greqi ky tension?”, tha Shpëtim Idrizi.

Ndërsa gazetari Panajot Barka shprehet Fredi Beleri mund të jetë shpallur fitues për shkak të tensioneve që krijoi në Himarë.

“Besoj që nëse ekzistonin pengesa ligjore për Fred Belerin, i shikojnë strukturat përkatëse. Nëse ka apo jo, këto çështje i kanë zgjedhur Dule me Berishën e Metën. Nuk besoj se të krijojnë gjithë këtë luftë që të krijon situatën e viteve 94-’95. S’dua të jem pjesë për krijimin e konflikteve nacionale. Ndoshta u shpall fitues se krijoi tension. Greqia kërkon fakte. Duhet të punojmë që të shmangim tensione mes 2 popujve”, tha Panajot Barka.