Vendosni fjalën kyçe....

Sulm ndaj rajonit qendror në Nigeri, shkon në 125 numri i viktimave


Numri i të vdekurve nga sulmet e kësaj jave ndaj dy komuniteteve në shtetin qendror Plateau të Nigerisë nga persona të armatosur është rritur në 125, sipas një zyrtari vendas.

Joseph Gëankat, udhëheqësi kombëtar i komunitetit të prekur, tha për Anadolu se trupa të tjerë u zbuluan të premten në shkurre dhe toka bujqësore aty pranë, katër ditë pasi persona të armatosur pushtuan fshatrat Fungzai dhe Kubwat në shtetin Plateau.

“Numri i vdekjeve tani është rritur në rreth 125. Ne gjetëm disa trupa në shkurre dhe të tjerë në toka bujqësore. Ne zbuluam gjithashtu se disa viktima u hodhën në një pus.” – tha ai.

Rreth 20,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga sulmi i papritur i së martës mbi komunitetet dhe tani po kërkojnë strehim në kisha, shkolla dhe fusha të hapura, zbuloi zyrtari. Ai tha se gjendja në zonë është ende e tensionuar.

“Gratë dhe fëmijët janë të uritur dhe të sëmurë. Burrat janë të pafuqishëm dhe nuk mund të sigurojnë ushqim për familjet e tyre të mbijetuara sepse tokat e tyre bujqësore janë shkatërruar.” – pohoi ai.

Të martën, persona të armatosur që dyshohet se ishin barinj pushtuan zonën në muzg dhe hapën zjarr ndaj njerëzve.

Policia nuk ka dhënë ende të dhëna për viktimat. Sulmet ndaj komuniteteve në shtetin veriqendror dhe veriperëndimor të vendit kanë qenë në rritje që nga viti 2022 me premtimin e përsëritur të presidentit në largim Muhammadu Buhari për të trajtuar sfidën e sigurisë.