Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset kamioni me veturën në rrugën Korçë-Pogradec, plagosen 2 persona


Dy persona janë lënduar në një aksident në rrugën Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur pranë Qafës së Plloçës ku një kamion ‘Man’ është përplasur me një mjet tip ‘Benz’.

Të lënduar kanë mbetur 52-vjeçari A.T. e 30-vjeçari E.T., të dy banues në Elbasan, të cilët janë dërguar në spital.

Njoftimi

“Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.T. Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”