Vendosni fjalën kyçe....

Basha poston videon nga mesha e parë e arqipeshkvit të ri Arjan Dodaj: Urime të përzemërta


Kryedemorati Lulzim Basha ka publikuar një video nga mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvit të ri të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Përmes postimit të tij në “Instagram”, Basha i përcjell urimet e tij Dodajt për detyrën e re.

“I lumtur të merrja pjesë në meshën e fillimit të shërbesës baritore të të emëruarit nga Papa Francesku, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Urime të përzemërta Imzot Dodaj,

Zoti e shoqëroftë në detyrën e tij të re!”- shkruan Basha.

Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Arjan Dodaj mori sot detyrën. Ceremonia e dorëzimit të detyrës u zhvillua te Katedralja e Shën Palit, në Tiranë, ceremoni e cila ka bërë bashkë sot edhe krerët e politikës shqiptare, kryeministrin Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.