Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Rama po falimenton bizneset për të favorizuar oligarkët, kufizimet në dobi të tyre


Ish-deputeti i PD-së, Salianji, deklaroi sot se kryeministri Rama po e shfrytëzon mbylljen e ekonomisë për përftimet e tij dhe të oligarkëve që mban pranë vetes.

Salianji tha se kompanive që u është vënë laku duke u kërkuar pagesa tatimesh e taksash si dhe të pagës së punëtorëve, po dërgohen në faliment në mënyrë që të favorizohen kompanitë e oligarkëve.

Ai e bëri deklaratën në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24.

“Rama po shfrytëzon mbylljen e ekonomisë që të përcaktojë kush do të përfitojë nga mbyllja dhe nga hapja e ekonomisë. Mundësinë për të mbijetuar, fryrë dhe rritur duke u majmur nga gjaku i shqiptarëve sot e kanë oligarkët afër qeverisë, ata që Rama po i paguan me paratë e taksave të vuajtjes për mbijetese të pjesës dërrmuese të qytetarëve. Çdo kompanie që i vihet laku në fyt sot, jo vetëm duke mos u ndihmuar por duke i kërkuar taksa e tatime dhe pagesat e punëtoreve, është dërgimi i këtyre kompanive në faliment që oligarkët të zënë vendin në treg të ketyre kompanive. Duket qartë që këtu po luhet një skenar i madh për të ribërë dhe ekonominë e bizneset. Shikoni se si me paratë e shqiptarëve po paguhen vetëm disa biznese që i heqin njerëzit nga puna me marrëveshje të shpikura jashtë kodit të punës dhe përfitojnë nga ndihmat dhe të tjerët që respektuan kodin dhe punëtorët nuk përfituan asgjë madje përballojnë jo vetëm fitimin e munguar por çdo kosto që ju vjen nga mbyllja. Ndërkohë që shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e detyron qeverinë t’i paguaje një më një.” – tha Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *