Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 14 majit/ Rezultatet deri në mesditë, PS ka fituar ose kryeson në 54 bashki, “Bashkë Fitojmë” merr 6 bashki


Rreth 16 orë pas pas mbylljes së kutive të votimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit kanë dalë rezultatet e para.

Pas fitores mbrëmjen e djeshme nga ana e PS-së të tre bashkive ku u krye votimi e numërimi elektronik, në Elbasan, Kamëz e Vorë, rezulton se kandidatët socialistë kryesojnë në pjesën dërrmuese të bashkive të vendit.

Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka fituar deri tani Hasin, Himarën, Pukën, Mirditën, Fuzhë Arrëzin e Memailajn.

Më poshtë janë rezultatet përfundimtare e ato paraprake sipas qarqeve për secilën bashki me përditësimet më të fundit

Qarku Tiranë

Bashkia Tiranë: Numëruar 549 nga 941 kuti, kryeson Erion Veliaj i PS-së me 54.4% të votave, Belind Këlliçi i BF ka 34.9%, Roland Bejko i PD-së 4.3%, Arlind Qori Lëvizja Bashkë 4.8%.

Bashkia Vorë: Fitues Blerim Shera PS me  73.5% të votave, Indrit Hoxha i BF mori 26.5%.

Bashkia Rrogozhinë: Fitues Edison Memolla PS me 50.1% të votave, Shkëlqim Hoxha i BF mori 49.9%.

Bashkia Kavajë: Kryeson Redjan Krali PS me 51.62%, Fisnik Qosja i BF ka 48.38%

Bashkia Kamëz: Fitues Rakip Suli PS me 60.4%, Arjan Hoxha i BF mori 35.3%, Bilbil Bajraktari PD mori 4.3%.

Qarku Berat

Bashkia Berat: Fitues Ervin Demo PS me 61.5%, Zija Ismaili i BF mori 38.5%.

Bashkia Dimal: Fitues Juliana Memaj PS ka 50.85%, Dritan Sula PD ka 36.15%, Gentian Meci i BF ka 12.99%.

Bashkia Kuçovë: Fitues Kreshnik Hajdari PS me 98.79%, Lefter Maliqi i BF ka 44.88% ndërsa Ilirjan Koxhaj i PD ka 5.33%.

Bashkia Poliçan: Fitues Adriak Zotkaj PS me 78.8%, Behar Xhaferraj i BF mori 9.7%, Floriuan Qama i PD mori 11.4%

Bashkia Skrapar: Fitues Adriatik Mema i PS me 55.8%, Euglen Mustafallari i BF mori 44.2%.

Qarku Dibër

Bashkia Bulqizë: Fiton Festime Mjeshtri PS me 60.5%, Defrim Fiku i BF 39.7%.

Bashkia Dibër: Kryeson, Rahim Spahiu i PS ka 67.69% të votave, Ismail Uka i BF ka 267.11% ndërsa Naim Gazidede i PD ka 5.21%.

Bashkia Mat: Fitues Agron Malaj i PS ka 65.91%, Skënder Gjuci i BF ka 34.09%.

Bashkia Klos: Fitues Valbona Kola e PS me 56.1%, Bedri Hoxha i PD mori 43.9%.

Qarku Durrës

Bashkia Durrës: Numëruar 80.7% kuti, kryeson Emiriana Sako PS me 55.57%, Igli Cara i BF ka 44.43%.

Bashkia Krujë: Numëruar 90.22% kuti, kryeson Artur Bushi PS me 65.25%, Agron Loka i BF ka 34.75%.

Bashkia Shijak: Numëruar 76% kuti, kryeson Elton Arbana i PS me 68.01%, Rezeart Tusha i BF ka 31.99%.

Qarku Elbasan

Bashkia Elbasan: Fitues Gledian Llatja i PS me 56.1%, Luçiano Boçi i BF mori 43.9%.

Bashkia Belsh: Fitues Arif tafani i PS me 50.23%, Bedri Qypi i BF mori 49.77%.

Bashkia Cërrik: Fitues Andi Salla i PS me 71.2%, Servet Duzha i BF mori 28.8%.

Bashkia Gramsh: Fitues Besion Ajazi i PS me 52.67%, Hasim Çekrezi i BF mori 47.44%.

Bashkia Librazhd: Fitues Mariglen Disha i PS me 74.45%%, Shefki Çota i BF mori 25.55%.

Bashkia Përrenjas: Fitues Nuri Belba i PS me 62.5%, Suzana Topi e BF ka 37.5%.

Bashkia Peqin: Fitues Bukurosh Maçi i PS me 57.78%, Mustafa Pashja i BF mori 42.22%.

Qarku Fier

Bashkia Fier: Numëruar 190 nga 224 kuti, Armando Subashi i PS ka 69.63%, Evar Kodheli i BF ka 19.32%, Eriselda Çelaj e PD ka 11.04%.

Bashkia Divjakë: Fitues, Josif Gorrea i PS ka 57.37%, Aurel Malko i BF ka 42.63%.

Bashkia Lushnjë: Fitues Eriselda Sefa e PS me 62.65%, Eduard Sharka i BF ka 37.36%.

Bashkia Mallakastër: Fitues Qerim Ismailaj i PS me 48.42%, Agron Kapllanaj i PD ka45.9%, Resmi Shanaj i BF ka 5.68%

Bashkia Patos: Fitues, Fation Duro i PS me 69.97%, Sofije Alushaj e BF ka 23.5%, Pranvera Rizaj e PD ka 6.53%.

Bashkia Roskovec: Fitues Majlinda Bufi e PS me 52.52%, Erdit Hazizaj mori 47.48%.

Qarku Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër: Numëruar 89% kuti, kryeson Flamuri Golemi i PS me 72.24% të votave, Dorjan Lani i BF ka 27.76%.

Bashkia: Dropull: Fitues Dhimitraq Toli i PS me 81.2%, Thanas Maneka i BF mori 14.9%, Kosta Garo i NTH mori 3.9%,

Bashkia: Këlcyrë: Fitues Klement Ndoni i PS me 49.3%, Arjan Kasaj i BF mori 47.3%, Adriatik Spahiu i PD mori 3.3%.

Bashkia Libohovë: Fitues Leonard Hidde i PS me 52.6%, Adil Xhelili i BF mori 47.4%.

Bashkia Memaliaj: Fitues Albert Malaj i BF me 52.8%, Gjolek Guci i PS mori 47.2.

Bashkia Përmet: Fitues Alma Hoxha e PS me 76.78%, Edmond Komino i BF  ka 23.22%.

Bashkia Tepelenë: Fitues Tërmet Peçi i PS me 82.7%, Baftjar Imeri i BF mori 10.3%, Sokol Guga i PD mori 7%.

Qarku Korçë

Bashkia Korçë: Fitues Sotiraq Filo i PS me 60.6%, Ledina Alolli e BF mori 39.4%.

Bashkia Pogradec: Numëruar 80% kuti, Ilir Xhakolli i PS ka 67.35, Zini Tollozhina i BF ka 30,7%, Rezart Laraku i LRE ka 1.95%.

Bashkia Devoll: Numëruar 98% kuti, Eduard Duro i PS ka 51.15%, Elvis Hajderlli i BF ka 48.36%, Çlirim Hoxha i PAV ka 0.5%.

Bashkia Kolonjë: Fitues Erion Isai i PS me 64.3%, Ethem Lumani i BF mori 35.7%.

Bashkia Maliq: Fitues, Gëzim Topçiu i PS me 66.4%, Alfred Gega i BF ka 33.6%.

Bashkia Pustec: Fitues Pali Kolefski i  PS me 64.9%, Pandi Jani i BF mori 35.1%.

 Qarku Kukës

Bashkia Kukës: Numëruar 63% kuti, Safet Gjici i PS ka 49.35%, Admir Sinamati i BF ka 41.74%, Abedin Oruçi i PEISH ka 8.92%.

Bashkia Has: Fitues, Miftar Dauti i BF ka 55.99%, Beqir Mulaj i  PS ka 44.11%.

Bashkia Tropojë: Fitues Rexhë Byberi i PS me 51.2%, Besnik Dushaj i BF mori 48.8%.

 Qarku Lezhë

Bashkia Lezhë: Numëruar 98% kuti, Pjerin Ndreu i PS kryeson me 52.75%, Pashk Gjoni i BF ka 47.25%.

Bashkia Kurbin: Numëruar 57%, kryeson Majlinda Cara e PS me 51.04%, Behar Haxhiu i BF ka 48.96%.

Bashkia Mirditë: Fitues Albert Melyshi i PD me 55.2%, Ndrec Dedaj i PS mori 44.8%.

Qarku Shkodër

Bashkia Shkodër: Fitues, Benet Beci i PS kryeson me 60.2%, Bardh Spahia i BF ka 39.8%.

Bashkia Fushë Arrës: Fitues Hilë Curri i BF me 59% të votave, Fran Tuci i PS mori 41%.

Bashkia Malësi e Madhe: Numëruar 62.5%, kryeson Tonin marina i PS me 60.72%, Isa Ramaj i BF ka 39.28%.

Bashkia Pukë: Fitues Rrok Dodaj i BF me 58.1%, Gjon Gjonaj i PS mori 41.9%.

Bashkia Vau i Dejës: Numëruar 98% kryeson Kristian Shkreli i PS me 55.77%, Zef Hila i PD ka 38.28%.

Qarku Vlorë

Bashkia Vlorë: Fitues Ermal Dredha i PS me 70.6%, Hysni Sharra i BF mori 29.4%.

Bashkia Delvinë: Fitues Besmir Veli 63.6% i PS, Ilir Mehmeti i BF mori 36.4%.

Bashkia Finiq: Numëruar 98% kuti, kryeson Romeo Cakuli i MEGA me 38.60%, Leonidha Hristo i BF me 32.22%, Leonidha Papa i PD ka 29.18%.

Bashkia Himarë: Fitues Fredi Beleri i BF me50.1%, Jorgo Goro i PS mori 49.9%.

Bashkia Konispol: Fitues Ergest Dule me 54.7%, Fatmir Shero i BF mori 45.3%.

Bashkia Sarandë: Fitues Oltion Caci i PS me 52.5%, Ardit Cikuli 33.3%, Gjeergji Mërkuri i Pavarur mori 9.8%, Skendër Muço i PD mori 4.4%.

Bashkia Selenicë: Fitues Nertil Bellaj PS, me 59.01%, Leonard Rakipaj ka 40.99%.