Vendosni fjalën kyçe....

Qarku Kukës/ PS fiton Tropojën po humb Hasin, në Kukës kryeson Gjici


PS-ja ka fituar bashkinë e Tropojës ku kandidati i saj Rexhë Byberi ka marrë 51.2% të votave ndërsa rivali i Bashkë Fitojmë Besnik Dushaj 48.8%.

Në bashkinë tjetër të qarkut të Kukësit, Has, ka fituar kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që me 27 kuti të  numëruara nga 28 ka 56% të votave kundrejt 44% të Beqir Mulajt të PS-së.

Në Kukës janë numëruar 30 nga 73 kuti e Safet Gjici i PS-së kryeson me 48.4 % të votave ndaj 42% të Admir Sinamatit të Bashkë Fitojmë ndërkohë kandidati i PEISH Abedin Oruçi ka marrë 9.6% të votave.