Vendosni fjalën kyçe....

Fredi Beleri reagon nga burgu pas fitores: Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri, demokracia fitoi


Pas mbylljes së numërimit që i dha fitoren me fitore të ngushtë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri ka reaguar nga burgu ku ndodhet aktualisht.

Beleri shprehet mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri dhe i mirëkupton ata që terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë.

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”, deklaron Fredi Beleri.