Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri grek Mitsotakis reagon për fitoren e Belerit: I lumtur për lajmin, shpresoj që aventura e Shqipërisë të marrë fund


Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka përshëndetur fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin për Bashkinë e Himarës, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Në një fjalim nga Zografou, ai tha se ishte i lumtur për Belerin, duke paralajmëruar njëkohësisht që kjo aventurë të marrë fund shpejt, duke kujtuar që rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke.

“Isha veçanërisht i lumtur kur u informova se në Himarë, Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar bashkie me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, ka thënë Mitsotakis.

Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.